Apeli ia zëvendëson arrestin shtëpiak, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës shfaqet në stadium
Gëzim Berisha, i dyshuar për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortes, u pa në stadiumin "Fadil Vokrri" gjatë ndeshjes Kosovë–Izrael, pasi Gjykata e Apelit ia zëvendësoi arrestin shtëpiak me ndalimin për t'iu afruar viktimës.
