Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!
Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim në rrugët e Tiranës. Qarkullimi në Zogun e Zi u bllokua, teksa disa prej protestuesve hoqën kangjellat e trotuareve. Po ashtu i është vënë flaka disa koshave dhe shkatërruan stacionet e autobusëve. […]
