Pëlcet gypi në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njoftoi ndërprerje emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm në gjashtë zona të kryeqytetit, pas pëlcitjes së një gypi me diametër DN 200 në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali; ekipet teknike janë në terren për sanimin e defektit.
