Ulqini dhe zona e Anës së Malit pa ujë që dje, defekt në stacionin e pompave Lisna Bori
I gjithë qyteti i Ulqinit dhe zona e Anës së Malit kanë mbetur pa ujë që nga dje për shkak të një defekti në sistemin elektrik që furnizon stacionin e pompave Lisna Bori; ekipet e CEDIS-it ende nuk e kanë riparuar për shkak të motit të keq.
