Katër vite nga dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës, vendet e tyre ende vakante
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian, të publikuar më 4 nëntor, konstatohet se riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nuk është mundësuar, ndërsa vendet e rezervuara për komunitetin serb në drejtësi dhe posti i drejtorit rajonal të policisë për veriun mbeten bosh.
