Çështja “Milenijum tim”: pranohet përjashtimi i kryeprokurorit të Prokurorisë së Tretë, dosjen e merr Prokuroria e Parë
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kryeprokurorit të Prokurorisë së Tretë Themelore në çështjen "Milenijum tim", duke vlerësuar si të bazuara pretendimet për njëanshmëri. Me të njëjtin vendim, dosja i kalon Prokurorisë së Parë Themelore, e cila duhet të vazhdojë urgjentisht procedimin kundër S. V. dhe personave të tjerë.
