Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba
Policia Rrugore në Vlorë ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, duke përdorur pajisje bashkëkohore për monitorimin e qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat i kontrolleve gjatë javës së parë të muajit nëntor, 13 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. […]
