BE rikonfirmon mbështetjen për KQZ-në, zgjedhjet e ardhshme shihen si kyçe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se priti sot në një takim zyrtar Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku u diskutua mbi ecurinë e përgatitjeve zgjedhore dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kyçe në kuadër të integrimit evropian […]
