SPANJË – Grevë e përgjithshme për krizën e strehimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë
MADRID, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Punonjës në mbarë Spanjën kanë zhvilluar një grevë të përgjithshme në shenjë proteste kundër krizës së strehimit, ndërsa në disa zona të vendit janë regjistruar përplasje mes protestuesve, drejtuesve të automjeteve dhe policisë. Bllokimet e rrugëve kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit, veçanërisht në Katalonjë dhe Madrid, duke penguar shumë qytetarë […]
