Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit
Me Lumbardh Dellovën e larguar nga grumbullimi dhe Albian Hajdarin e lënduar, përzgjedhësi Franco Foda duhet të ndërtojë një treshe të re në qendër të mbrojtjes për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës, ku rikthimi i Kreshnik Hajrizit dhe debutuesit Bleon Kurtulus e Lindrit Kamberi i japin alternativat.
