Arrestohet në Beograd ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta, dyshohet se dëmtoi me miliona euro ndërmarrjen publike
Rade Basta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimet se gjatë drejtimit të "Beogradske elektrane" miratoi donacione të pajustifikuara për klube sportive.
