Nations League/Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë. […]
