Provimi i jurisprudencës në shqip, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e dërgon çështjen te Komisioni i Venecias
Qeveria vendosi që ligji për provimin e jurisprudencës të mos miratohet në formën e propozuar, por të shkojë për mendim ekspertësh te Komisioni i Venecias, pa afat. Shqiptarët kërkojnë provimin 100% në shqip, ndërsa propozimi parashikon vetëm pjesën me shkrim në shqip dhe atë me gojë në maqedonisht.
