Betim Fazliji i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve
Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës, duke i dhënë përzgjedhësit Franco Foda një alternativë më shumë në repartin e mbrojtjes.
