Arrestohen në Danilovgrad i mituri që kërcënoi me thikë dhe babai i tij, i dyshuar për trafikim njerëzish
Policia e Danilovgradit arrestoi një të mitur nga Podgorica, që kërcënoi dy persona me thikë në qendër të qytetit, dhe babanë e tij 42-vjeçar, i cili dyshohet se e detyronte djalin të shiste sende për fitim të paligjshëm.
