Bardhi kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve: burgjet nuk janë hotele luksi për bandat
Gazment Bardhi i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë shkarkimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve, Klevis Rajta, pas deklaratës së tij në Komisionin e Sigurisë se personalizimin e qelive nga kriminelët “e lejon bota”.
