Mbi 500 ushtarë profesionistë në Serbi marrin kontrata të përhershme pune
Më shumë se 500 ushtarë profesionistë të Ushtrisë Tokësore të Serbisë kaluan sot në marrëdhënie të përhershme pune; kontratat u dorëzuan në ceremonitë në Nish, Vranjë, Kralevë dhe Novi Sad, në prag të Ditës së Ushtrisë Tokësore.
