Aeroporti i Prishtinës shënon rritje në tetor, mbi 403 mijë pasagjerë brenda një muaji
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, gjatë muajit tetor janë shërbyer gjithsej 403,368 pasagjerë, duke shënuar rritje prej 4.24 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2025. […]
