Milatoviq: Nuk kam rënë dakord me Spajiqin për datën e zgjedhjeve, është gënjeshtër absolute
Presidenti i Malit të Zi tha në Cetinë se me kryeministrin foli për të ardhmen evropiane dhe situatën ekonomike, jo për zgjedhjet, dhe kërkoi sërish që analiza ekonomike dhe fiskale e modelit Euro t'i paraqitet publikut.
