GREQI – 12 emigrantë gjenden të vdekur në një varkë pranë Kretës
ATHINË, 9 nëntor /ATSH-ANA/- Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një varkë që transportonte shtetas të huaj, rreth 15 milje detare në jugperëndim të Kali Limenes, në jug të ishullit të Kretës. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në një zonë të gjerë detare. Në tri incidente të veçanta janë shpëtuar gjithsej 105 shtetas të huaj. […]
