Osmani dekreton Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas skadimit të afatit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ligji ishte miratuar nga Kuvendi më 29 tetor me 66 vota pro.
