13-vjeçar nga Tetova lëndohet rëndë pasi doli nga rruga me biçikletë në rrugën “114”
Aksidenti ndodhi më 6 nëntor rreth orës 09:30. I mituri u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u konstatuan lëndime të rënda trupore, ndërsa policia kreu këqyrje në vendin e ngjarjes.
