Nisin punimet në rrugën Krushë e Madhe–Rahovec, investim 153 mijë euro kundër rrëshqitjes së dheut
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur punimet për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë në urën në fshatin Brestovc të Rahovecit. Vlera e investimit është 153 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 60 ditësh.
