Siljanovska-Davkova në Bruksel: Maqedonia mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane, pavarësisht bllokadës
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova takoi në Bruksel ambasadorët e vendeve anëtare të grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" dhe kërkoi që përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të jetë prioritet i presidencave të ardhshme të Këshillit të BE-së.
