KE: Ndryshimet në Ligjin për Specialen nuk duhet të cenojnë pavarësinë e gjykatës dhe besimin e viktimave
Në prezantimin e pakos vjetore të zgjerimit në Bruksel, komisionerja Marta Kos përshëndeti hapat për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por paralajmëroi se Komisioni do të vlerësojë nëse ato shkojnë në drejtimin e duhur për rrugën evropiane të Kosovës, ndërsa përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas kërkoi mbrojtjen e dëshmitarëve.
