Kurti takon gjeneralmajorin Osborn: Zhvillimi i FSK-së dhe ndërveprueshmëria me NATO-n, objektiv strategjik
Kryeministri Albin Kurti e falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajorin Stephen Osborn, për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, dhe pranoi ftesën për vizitë në Iowa në qershorin e vitit të ardhshëm.
