Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit. Një grua 82-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin ngjitur ka ndërruar jetë. Në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Tirana. […]
