Progres-raporti 2026/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata: Po ecën me ritme të shpejta. Forconi luftën ndaj korrupsionit, reformë zgjedhore përpara vendoreve 2027
Shqipëria ka shënuar përparim në procesin e integrimit europian, duke hapur grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushur standardet ndërmjetëse të grupkapitullit të parë dhe mbyllur përkohësisht katër kapituj. Megjithatë, Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash që kërkojnë ndërhyrje, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias, funksionimin e institucioneve dhe konkurrueshmërinë ekonomike. […]
