Drejtori i “Zastava kovačnica”-s: Borxhi për rrymën arriti 160 milionë dinarë, 220 punonjësit në pushim të detyruar
Fabrika e industrisë së mbrojtjes "Zastava kovačnica" në Kragujevac mbeti pa energji elektrike për shkak të borxheve të papaguara ndaj EPS-së, punonjësit u dërguan në pushim të detyruar me 60 për qind të pagës, ndërsa drejtori Ilija Ljujić thotë se borxhi me kamata ka arritur 160 milionë dinarë dhe shpreson në një riprogramim.
