Gjykata e Beogradit cakton paraburgim deri në 30 ditë për Kriçakun dhe Sekuloviqin
Gjykata e Lartë në Beograd vendosi që shefi i Policisë Kriminale Marko Kriçak dhe shefi i Shërbimit për Shtypjen e Kriminalitetit Boshko Sekuloviq të mbeten në paraburgim deri në 30 ditë, për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët në hetimin e vrasjes në restorantin "27" në Senjak.
