Kryeparlamentari Peleshi vizitë zyrtare në Pragë, Çekia rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Çeki, ku është takuar me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Tomio Okamura, dhe Presidentin e Senatit, Milos Vystrcil. Në fokus të takimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe mbështetja e Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. […]
