Arrestohet shefi i Policisë Kriminale të Serbisë, Marko Kriçak, për dyshimet në çështjen “Senjak”
Kreu i Drejtorisë së Policisë Kriminale (UKP), Marko Kriçak, dhe shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit, Boshko Sekuloviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës në Beograd, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike, nën dyshimin për falsifikim provash dhe presion ndaj dëshmitarëve në hetimin e vrasjes në Senjak.
