FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 12 kamionë ushtarakë të markës Unimog-Mercedes-Benz, me qëllim të forcimit të kapaciteteve transportuese dhe logjistike. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe përfaqësuesi i […]
