Abissnet Superiore: Vora mposht Vllazninë me golat e Kasharit dhe Dakës
Vora-Vllaznia ishte ndeshja që ngriti siparin e javës së 9-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH. Skuadra e trajnerit Arjan Bellai fitoi 2-1 dhe u ngjit në kuotën e 11 pikëve, kurse Vllaznia mbetet në kuotën e 8 pikëve pas kësaj humbjeje. Klaus Kashari shënoi golin e avantazhit për Vorën në minutën e 17-të. […]
