Sulm terrorist para Ambasadës së Izraelit në Beograd, sulmuesi i mitur u vra
Një i mitur, që dyshohet se është nga Shabaci, sulmoi me dy thika pjesëtarin e Xhandarmërisë që ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd. Xhandari e vrau në vetëmbrojtje dhe u plagos lehtë, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçiç shpalli shkallën e kuqe, më të lartën, të rrezikut nga terrorizmi.
