Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së
Një automjet tip BMW u përplas qëllimisht me një grup njerëzish të hënën në mbrëmje në qytetin Neustadt am Rubenberge, pranë Hanoverit në Gjermani. Të paktën katër persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë. Policia hapi zjarr ndaj automjetit, por drejtuesi dhe personat e dyshuar u larguan në këmbë, duke braktisur makinën e dëmtuar. […]
