Bastisje në Budva: në tetë apartamente të lidhura me Janjusheviqin u gjetën transparente “Srbija pobeđuje”
Policia malazeze bastisi tetë apartamente në kompleksin "Tre Canne" në Budva, në vazhdim të kontrolleve të nisura pas ngjarjeve të djeshme në Berane, ku dyshohet për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Serbi.
