Vëzhguesit ndërkombëtarë: zgjedhjet në Serbi me pjesëmarrje të lartë, por mundësi të pabarabarta dhe keqpërdorim të resurseve publike
Deklarata paraprake e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit, e paraqitur më 26 tetor në Beograd, vlerëson pjesëmarrjen e lartë dhe konkurrencën e fortë, por konstaton polarizim të thellë, presion ndaj votuesve, dhunë të raportuar dhe anshmëri të theksuar mediatike në favor të listës "Serbia e Bashkuar".
