“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët për çështjet që ata kërkojnë të adresojnë, por jo me ata që, sipas tij, ushtrojnë dhunë. […]
