Arrestime në Berane për ndërhyrje në zgjedhjet e Serbisë: policia gjeti lista me dhjetëra emra, në kërkim Milosh Janjusheviqi
Tre persona u shoqëruan mbrëmjen e së dielës në Berane nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor gjatë votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa policia është në kërkim të Milosh Janjusheviqit.
