Ndjekje policore në Skenderaj: shoferi godet veturën e policisë dhe ikën, lëndohen dy policë
Dy zyrtarë policorë u lënduan mbrëmjen e së shtunës në Llaushë të Skenderajt, pasi një shofer që po ndiqej goditi veturën e patrullës dhe e nxori nga rruga. Drejtuesi është ende në arrati, ndërsa vetura e dyshuar u gjet e braktisur në Rezallë.
