Dronët sulmojnë qendrën industriale të Omskut në Rusi, mbi 2.500 km larg Ukrainës
Dronë kanë sulmuar qendrën industriale veriore të qytetit rus të Omskut, më shumë se 2.500 kilometra larg Ukrainës, njoftoi Ukrinform duke iu referuar kanalit Telegram ASTRA. Guvernatori i rajonit, Vitalij Hotsenko, tha se mbrojtja ajrore po e zmbraps sulmin dhe shërbimet e emergjencës janë në terren.
