Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, njëri nga Mali i Zi e tjetri nga Gjermania
Policia e Kosovës njoftoi se të premten janë realizuar dy ekstradime: shtetasi S.M. nga Mali i Zi u dorëzua në Qendrën Korrektuese në Prishtinë për të nisur vuajtjen e dënimit, ndërsa E.B. nga Gjermania iu dorëzua Policisë në Prizren për procedurat e mëtejshme.
