Deficiti tregtar i Kosovës arrin 534 milionë euro në shtator, eksportet mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet u rritën me 27,5 për qind në 109,4 milionë euro, ndërsa importet arritën në 643,4 milionë euro. Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës brenda CEFTA-s, me 25,3 për qind të eksporteve.
