Konfirmohet aktakuza ndaj ish-ministrit Predrag Bošković, do të gjykohet për shpërdorim detyre
Këshilli i Gjykatës së Lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Shtetit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes dhe dy ish-zyrtarëve të ministrisë, të dyshuar se i shkaktuan buxhetit të shtetit dëm mbi 168 mijë euro.
