13 milionë euro kredi për rimorkiator dhe avion zjarrfikës: Ministria e Financave negocion me Erste Bank
Ministria e Financave do të vazhdojë negociatat me Erste Bank për një kredi prej 13 milionë eurosh — 8 milionë për blerjen e një rimorkiatori për Administratën Portuale dhe 5 milionë për një avion tjetër zjarrfikës "Air Tractor AT-802" për Njësinë Avio-Helikopterike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
