Nis në Selanik gjyqi në Apel për vrasjen e Alkis Kampanos, prokuroria kërkon dënime më të rënda për 12 të dënuarit
Pas dy shtyrjesh, Gjykata e Apelit e Selanikut nisi të premten gjykimin në shkallë të dytë për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, ndërsa prokuroria kërkon dënime më të ashpra për 12 tifozët e dënuar në shkallë të parë.
