Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë, arrestohet një person
Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, kontrolloi një objekt të pashfrytëzuar ku u sekuestruan marihuanë, kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike dhe një pistoletë; i dyshuari u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit.
