Dhjetëra mijëra qytetarë në Slavija: Srdanoviq thotë se mandati i takon popullit, studentët premtojnë sundim të ligjit
Në tubimin përmbyllës të Listës Studentore në sheshin Slavija të Beogradit, bartësi i listës Ilija Srdanoviq tha se më 25 tetor "Serbia fiton, sepse studentët fitojnë", ndërsa kandidatët premtuan respektim të Kushtetutës, institucione të forta, media të lira dhe mbrojtje të punëtorëve nga 26 tetori.
