Arrestohet në Gjermani Lazar Mijailoviq, një nga të dyshuarit për grabitjen e 372.750 eurove në “Megamarket” në Budva
Policia gjermane arrestoi 24-vjeçarin, shtetas të Serbisë, sipas urdhër-arrestit ndërkombëtar të Interpol Podgoricës. Ai dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, të maskuar dhe me kërcënim me pistoletë, mori më 8 gusht pazarin ditor të marketit, ndërsa tani pritet ekstradimi i tij në Mal të Zi.
